LAJMI I FUNDIT:

Diego Costa i ofrohet Barcelonës, katalunasit po mendojnë t’i ofrojnë kontratë

Diego Costa i ofrohet Barcelonës, katalunasit po mendojnë t’i ofrojnë kontratë

Barcelona ka qenë mjaftë aktive gjatë afatit kalimtar të janarit me ardhjen dhe largimin e futbollistëve.

Por ende nuk ka përfunduar asgjë sa i përket prurjeve të reja në Camp Nou, pasi kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në fund të afatit kalimtar, mund të ketë të tjera risi.


Emri i fundit që i është ofruar kataluansve është sulmuesi brazilian Diego Costa.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport, agjentët Costas e kanë ofruar atë te Barcelona dhe katalunasit po shqyrtojnë që t’i ofrojnë një kontratë gjashtë mujore.

33-vjeçari aktualisht është një futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Mineiro, ku ndihmoi këtë skuadër që ta fitoj titullin e kampionit në Brazil.

Përveç Barcelonës e cila ka në tavolinë emrin e brazilianit, ai i është ofruar edhe skuadrave si St Etienne dhe Salenitana.

Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Gjithsesi Costa ka vendosur të rikthehet në Evropë dhe pritet që deri nesër të mësohet emri i skuadrës së tij të re, që nuk përjashtohet të jetë ajo Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori