Diego Costa është i gatshëm të bëjë një kthim në Ligën Premier, por kësaj radhe me skuadrën e Evertonit.

Evertoni është duke kërkuar një goditje të madhe në tregun e transferimeve dhe kanë identifikuar sulmuesin e Atletico Madridit, Costa, si nënshkrimin e tyre ideal.

30-vjeçari ka shkëlqyer në Ligën Premier në tre vitet e tij me Chelsean, përpara se të kthehej në Atletico më 2017.

Evertoni afër transferimit të Diego Costas Evertoni afër transferimit të Diego Costas

Shumica e njerëzve u tallën kur raportet u shfaqën më parë këtë javë rreth interesimit të Evertonit për reprezentuesin e Spanjës.

Megjithatë, sipas The Sun, admirimi është i ndërsjellë dhe Costa ka shfaqur dëshirën e tij për t’u kthyer në Angli.

Diego Costa arrin marrëveshje personale me Wolves Diego Costa arrin marrëveshje personale me Wolves

Atletico ka nënshkruar tashmë me Alvaro Morata këtë verë dhe Joao Felix dhe janë të interesuar të fitojnë diçka nga shitja e Costas.

Për sulmuesin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/