LAJMI I FUNDIT:

“Diçka është duke ndodhur me Hazardin” – Zidane thotë se belgu do të mungojë ndaj Atalantës

“Diçka është duke ndodhur me Hazardin” – Zidane thotë se belgu do të mungojë ndaj Atalantës

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Eden Hazard ka pësuar një lëndim në shpinë, vetëm pak ditë pasi u rikthye në fushë në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Elches.

Belgu u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit kundër rivalit nga La Liga dhe kishte shpresë se ai mund të startonte në ndeshjen e Los Blancos në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas të martën në mbrëmje, por kjo nuk është më e mundur.


“Diçka po ndodh”, zbuloi Zidane kur u pyet në lidhje me Hazard gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

“Ai kurrë nuk është lënduar kaq gjatë në karrierën e tij dhe kjo është e re për të. Nuk mund të shpjegoj më shumë”.

“Të gjithë duam ta ndihmojmë. Shpresoj se së shpejti do të jetë me ne”, ka shtuar më tej strategu francez.

Kujtojmë se Real Madridi do të jetë nikoqir i Atalantës në takimin që luhet nesër (e marte) nga ora 21:00. /Telegrafi/