LAJMI I FUNDIT:

Di Maria rrëfen fjalimin emocionues të Messit pas eliminimit nga Brazili: Sapo mbaroi, të gjithë ishin në lot

Di Maria rrëfen fjalimin emocionues të Messit pas eliminimit nga Brazili: Sapo mbaroi, të gjithë ishin në lot

Angel Di Maria ka treguar se si një fjalim i Lionel Messit që e mbajti  para shokëve të tij të skuadrës pas humbjes së Argjentinës ndaj Brazilit në Copa America 2019, i bëri të gjithë të qajnë.

Messi që ishte kapiten i Argjentinës në atë garë, ku humbën 2-0 ndaj kampionëve të Brazilit në gjysmëfinale me 3 korrik para se të merrnin vendin e tretë pastaj.


“Messi tha disa fjalë të bukura kur ne u eliminuam nga Brazili”, fillon rrëfimin Di Maria për ESPN.

“Messi na tha që ishte krenar për ekipin që kishim ndërtuar. Tha se nuk kishim qenë bashkë aq shumë, pasi kishte shumë të rinj në ekip Megjithatë, ndihej sikur të ishim të gjithë bashkë për shumë vite”.

“Ai tha që të gjithë ne jemi rreshtuar në të njëjtin drejtim që nga dita e parë. Se ai ishte shumë krenar për të rinjtë për angazhimin e tyre në këtë fanellë dhe nëse ata ishin aty ne ekip, ishin se kishin dhënë shumë për të qenë pjesë e atij ekipi në Copa America dhe e kishin merituar”.

“Sapo mbaroi, të gjithë ishin në lot sepse preku zemrat e të gjithëve, veçanërisht tek të rinjtë”.

Di Maria flet për ndikimin që ka pasur Messi në të gjithë turneu, duke treguar se sa shumë ka qenë prezent.

“Më pëlqeu se si fliste me grupin dhe se si fliste me gazetarët. Ishte thelbësor, sidomos për të rinjtë e theksoj”.

Di Maria pret punë nga të rinjtë e Argjentinës dhe beson që shumë shpejt kjo do të shpërblehet.

“Lojtarët e rinj janë ata që duhet të vazhdojnë në të njëjtën rrugë. Nuk do të jetë e lehtë për ta. Ata do të duhet të punojnë dhe të vazhdojnë t’i japin të gjitha dhe herët a vonë, fati do të jetë në anën tonë”, ka thënë Di Maria për ESPN. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori