LAJMI I FUNDIT:

Di Maria: Ronaldo është duke ‘vdekur’ që të jetë te PSG tash

Di Maria: Ronaldo është duke ‘vdekur’ që të jetë te PSG tash
(Foto: Twitter/PSG/Marca)

Anësori i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, beson se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, do të dëshironte shumë që t’i bashkëngjitej te Paris Saint-Germaini.

Sulmuesi i Juventusit është lidhur vazhdimisht me një kalim në kryeqytetin francez, mirëpo PSG arriti marrëveshje me Lionel Messin duke e transferuar me parametrat zero, pasi ky i fundit vendosi të largohej nga Barcelona.

Superylli argjentinas iu bashkua emrave të rinj të klubit parisien, si Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Georginio Wijnaldum e Gigio Donnarumma – të cilët arritën këtë verë në Parc des Princes.

(Foto: Marca)

“Cristiano Ronaldo është duke ‘vdekur’ që të jetë këtu. Cilësia dhe sasia e lojtarëve te PSG është diçka unike. Nuk ndodh shpesh në klube dhe të mëdhenjtë gjithmonë duan të jenë me më të mirët. Cristiano padyshim se do të dëshironte të ishte këtu, por ata e transferuan Messin dhe fatmirësisht, është më mirë kështu”.

PSG ëndërron ta bashkojë Ronaldon me Messin dhe Neymarin
Lexo po ashtu PSG ëndërron ta bashkojë Ronaldon me Messin dhe Neymarin

“Messi është nga një kategori tjetër. Ti ia hedh një gur dhe ai e ndal, e bën sikur të ishte asgjë. Ai mendon para të tjerëve. Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme. Kam luajtur me Cristiano, Neymar, (Kylian) Mbappe, (Wayne) Rooney, (Robin) van Persie, (Zlatan) Ibrahimovic, (Karim) Benzema, (Gareth) Bale dhe sinqerisht, kurrë nuk kam parë diçka të tillë”.

“Leo është diçka unike. Unë e kam shumë të lehtë të luaj me të. Nëse vrapon, ai ta jep topin në këmbë. Kam raporte shumë të mira me të, edhe jashtë fushe. Mendoj se Messi do të ndihet më mirë këtu sesa në Kataluni. Me mikpritjen që i është bërë në Paris, mendoj se tashmë e kupton se çka përfaqëson”, ka deklaruar Di Maria për TYC Sport. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/PSG)

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori