LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Skuadra tregoi karakter, fitore e madhe

Di Francesco: Skuadra tregoi karakter, fitore e madhe

Roma ka arritur të vazhdoj me fitore në Serie A, pasi ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi.

Kësaj radhe ‘Giallorosët’, mposhtën në udhëtim Fiorentinën me rezultat 4-2.


Pas ndeshjes, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve.

“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë pasi Fiorentina dëshironte të reagonte pas humbjes nga Crotone dhe na vuri në vështirësi”.

“Pas fitores ndaj Chelseat kam menduar se djemtë do të vetëkënaqen dhe jam frikësuar për këtë takim”.

Gerson duke e festuar golin e parë me Romën

“Të gjithë në fushë treguan karakter të madhe dhe ishte një fitore tejet e rëndësishme për vazhdimësi”, u shpreh tekniku italian.

Ai ka folur edhe për talentin e madh brazilian Gerson që shënoi dy golat e parë për Romën.

“E kam përcjellë atë edhe para se të vija në Romë dhe e dija që mund të luaj si sulmues krahu. Kam besim të madh tek ai dhe e di që mund të përmirësohet edhe më shumë”, përfundoi trajneri italian.

Pas fitores ndaj Fiorentinës skuadra nga kryeqyteti italian iu është afruar Napolit në pesë pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori