LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë futbollistët me pagat më të larta në Ligën Premier: De Bruyne i prinë listës, Salah i shtati

Dhjetë futbollistët me pagat më të larta në Ligën Premier: De Bruyne i prinë listës, Salah i shtati

Liga Premier gjatë fundjavës do të zhvillojë xhiron e tretë të saj, ku lider është Liverpooli dhe Arsenali.

Tashmë afati kalimtar i verës për transferimin e lojtarëve në ligën elitare angleze ka përfunduar gjatë javës së kaluar.

Tanimë janë bërë publike edhe pagat e lojtarëve ku në këtë rrafsh prinë lojtari i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, i cili paguhet 18.2 milionë euro (16.7 milionë funte).

Pas belgut sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, i cili është pranë largimit prej Djajve të Kuq, por paguhet 17.9 milionë euro (16.4 milionë funta).

Po nga e njëjta ekip është futbollisti me pagën e tretë më të lartë, Paul Pogba, i cili paguhet 16.5 milionë euro (15.1 milionë funte).

Në mesin e dhjetë lojtarëve janë emra të tillë, si Mesut Ozil (15.3 mln euro), Anthony Martial (14.2 mln euro), Marcus Rashford (13.1 mln euro), Mohamed Salah (11.3 mln euro), David de Gea (11.3 mln euro), Harry Kane (10.4 mln euro) dhe Alexandre Lacazette (9.5 mln euro). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori