LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e Princ Lekës për dhunën e ushtruar nga ish-vjehrri: Më gjuajti me shkelma dhe më goditi me një send të fortë para vajzës

Dëshmia e Princ Lekës për dhunën e ushtruar nga ish-vjehrri: Më gjuajti me shkelma dhe më goditi me një send të fortë para vajzës

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë.

E gjitha nisi ditën e djeshme gjatë pasdites, ku Princ Leka shkoi për të vizituar vajzën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia.


Leka është përballur me ish-vjehrrin e tij Gjergj Zaharia i cili po kujdesej për mbesën e tij, pasi Elia nuk ndodhej në shtëpi. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, Princ Leka shprehet se është fyer nga ish-vjehrri dhe është goditur me një send të fortë para vajzës së tij, transmeton Top channel.

Pas divorcit në dyert e komisariatit - Princ Leka kërkon urdhër mbrojtjeje në polici, dënoncon Elia Zaharian dhe babain e saj
Lexo po ashtu Pas divorcit në dyert e komisariatit - Princ Leka kërkon urdhër mbrojtjeje në polici, dënoncon Elia Zaharian dhe babain e saj

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë, për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshës 3-vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë “t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këto momente situata ka agravuar, shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, thuhet në dëshminë e Princ Lekës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori