LAJMI I FUNDIT:

Derisa nuk dihet për shëndetin e Michael Schumacher, vazhdojnë të shiten gjërat me të cilat ka shkruar histori

Derisa nuk dihet për shëndetin e Michael Schumacher, vazhdojnë të shiten gjërat me të cilat ka shkruar histori

Makina ikonike e Michael Schumacher që ka garuar në Formula 1 do të shitet për një çmim të majm në ankand.

Legjenda e garave voziti Ferrarin F2001b kur fitoi Çmimin e Madh të Australisë në vitin 2002.


Ferrari 3.0 V10 në ngjyrë të kuqe po shitet nga RM Sotheby’s me një çmim fantastik mbi shtatë milionë euro.

Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë - fansat nuk u besojnë syve
Lexo po ashtu Shpërndahen fotot të Michael Schumacher që nuk janë parë kurrë - fansat nuk u besojnë syve

Një zëdhënës i RM Sotheby’s tha: “Ndër makinat më të dëshirueshme të çmimeve të mëdha të epokës moderne që ekzistojnë, shasia 215 luajti një rol të rëndësishëm në ditët e para të Kampionatit Botëror të Formula 1 në vititn 2002”.

“Ecuria nga Michael Schumacher në sezonin e tij të pestë historik fitues të kampionatit, ai krenohet me një vend të parë në Çmimin e Madh të Australisë 2002 dhe i treti në Çmimin e Madh të Malajzisë 2002, pasi u kualifikua në pole-position”.

Postim i çuditshëm në Instagramin e Michael Schumacher - derisa gjendja e tij shëndetësore mbahet e fshehtë
Lexo po ashtu Postim i çuditshëm në Instagramin e Michael Schumacher - derisa gjendja e tij shëndetësore mbahet e fshehtë

“Pasi doli në xhiron e parë në Malajzi, Schumacher u rikthye nga vendi i 21-të për të përfunduar i treti, një përpjekje vërtet e jashtëzakonshme nga një pilot fantastik”, ka shtuar më tej ai.

Një makinë e ngjashme e drejtuar nga Schumacher në të njëjtin sezon u shit në vitin 2017 për 6.5 milionë euro.

Ankandi zhvillohet nga data 16 deri më 19 gusht. /Telegrafi/

Makina e pabesueshme pritet të shitet për 6 milionë funte

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori