LAJMI I FUNDIT:

Derisa Keisi është pjesë e BBV, publikohet kënga e saj e re

Derisa Keisi është pjesë e BBV, publikohet kënga e saj e re
(Foto: Insatgram/keisimedini)

“Touch Touch” mban titullin kënga e re e Keisi Medinit, e cila është publikuar me një xhirim njëskenik.

Këngëtarja është pjesë e edicionit të dytë të Big Brother Albania, ndërkohë që projekti i ri është shpërndarë në kanalin e FullMoon Production në YouTube.


Realizimi i ri është bërë nga Gent Music, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ në bashkëpunim me Frensin.

View this post on Instagram

A post shared by CASSEY ? (@keisimedini)

Për ta shkruar tekstin e këngës “Touch Touch” janë angazhuar Kenna, Keisi dhe Dara.

Vazhdojnë flirtimet mes Keisit dhe Kristit në BBVA - shijojnë kohën bashkë dhe rrinë të përqafuar
Lexo po ashtu Vazhdojnë flirtimet mes Keisit dhe Kristit në BBVA - shijojnë kohën bashkë dhe rrinë të përqafuar

Xhirimi i klipit është bërë nga FullMoon Production, ku këngëtarja paraqitet duke interpretuar vetëm në një skenë. /Telegrafi/