LAJMI I FUNDIT:

Derbi në Serie A: Milan – Roma, formacionet e mundshme

Derbi në Serie A: Milan – Roma, formacionet e mundshme

Milani mund të rreshtohet në një 4-2-3-1 pa Zlatan Ibrahimovicin kundër Romës, në takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Ibrahimovic ka rifilluar stërvitjen, por trajneri i Milanit Stefano Pioli konfirmoi dje në konferencën e tij për shtyp se veterani nuk do të rrezikohej.


Prandaj, Ante Rebic do të vazhdojë si sulmues i vetëm, i mbështetur nga një treshja Samu Castillejo, Hakan Calhanoglu dhe Giacomo Bonaventura.

Simon Kjaer gjithashtu është përshkruar si i përshtatshëm për të filluar në mbrojtje pas një lëndimi në gju gjatë fitores 4-1 ndaj Lecce.

Roma, ndërkohë, mund të luajë në të djathtë me Davide Zappacosta, i cili është rikuperuar nga një tendosje e muskujve.

Mbrojtësi Roger Ibanez do të lirojë rrugën për Gianluca Mancini dhe Cengiz Under duhet të hyjë në vend të Carles Perez në krahun e djathtë.

Më në fund, Bryan Cristante dhe Lorenzo Pellegrini do të luajnë nga minuta e parë, pasi ishin lënë në bankën rezervë kundër Sampdoria.

Formacioni i mundshëm i Milanit:  Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic

Formacioni i mundshëm i Romës:  Mirante; Zappacosta, Mancini, Smalling, Kolarov; Cristante, Veretout; Cengiz, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. /Telegrafi/