LAJMI I FUNDIT:

Derbi në Prishtinë

Derbi në Prishtinë

Sfida kryesore do të zhvillohet në kryeqytet në mes kampionit në fuqi, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni.

Ky është derbi i rivalëve të vjetër dhe parashikohet të jetë me rivalitet të madh, për faktin se prizrenasit gjithmonë janë të papërshtatshëm për kryeqytetasit.

Prishtina ka përparësinë e fushës, ndërsa Bashkimi beson në kualitetin që ka.

Trepça është favoritë i Vëllaznimit në Gjakovës, sikurse edhe Peja që pret fitore të lehtë ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda.

Në javën e tetë, do të takohen: e shtunë –Vëllaznimi-Trepça (16.00), Peja-Golden Eagle Ylli (17.00) dhe të dielën: Sigal Prishtina-Bashkimi (19.00).