LAJMI I FUNDIT:

Derbi në Karagaçi i takon Pejës

Derbi në Karagaçi i takon Pejës

Peja ka fituar super derbin dhe klasiken e basketbollit të Kosovës ndaj Sigal Prishtinës në një duel dramatik dhe interesant me rezultat 74:72 (28:18, 19:18, 14:19, 13:17). Kjo ndeshje i takonte xhiros së 22-të në Prince Caffe Superligës.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen me një seri prej 0:5, por pejanët u kundërpërgjigjen shpejt dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, por vendasit nuk u ndalën dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, duke e fituar këtë pjesë 28:18. Kryeqytetasit u rikthyen në periudhën e dytë, ku ngushtuan shifrat në 30:27, por skuadra verdhezi sërish u shkëput duke krijuar epërsi deri në 13 pikë, 45:32, ndërsa pjesa e parë përfundon 47:36.


Në periodën e tretë, Peja arriti të kishte epërsi deri në 14 pikë, 57:43, që ishte më e larta në ndeshje, sidoqoftë, prishtinasit u rikthyen sërish, ku rezultati pas 30 minutash ishte 61:55. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë deri në fund, ku mysafirët afruan rezultatin në 74:72, e më pas Tate i vendasve humbi dy gjuajtja të lira, ndërsa në aksionin e fundit, Thomas i mysafirëve nuk shënoi dhe Peja iu rikthye fitoreve.

Te Peja u dalluan Arti Hajdari me 14 pikë, Jalen Tate me 19 dhe David Joseph me 18, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Derrick Wilson me 23 pikë e gjashtë kërcime.

Tani Peja ka 15 fitore e shtatë humbje, kurse Sigal Prishtina 16 fitore e gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori