LAJMI I FUNDIT:

Derbi drenicas zhvillohet në ‘Bajram Aliu’ – formacionet zyrtare

Derbi drenicas zhvillohet në ‘Bajram Aliu’ – formacionet zyrtare

Drenica dhe Feronikeli përballen në xhiron e nëntë në BKT Superligë.

Dy skuadrat drenicase janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë dhe pritet një duel shumë interesant në stadiumin ‘Bajram Aliu’.


Drenica pas tetë xhirove ka grumbulluar 14 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë, derisa Feronikeli është i shtati në tabelë me 10 pikë.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra është zhvilluar futboll i hapur dhe lojë e bukur për sy dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Haxhijaj, Lushtaku, Passamani, Qaqi, Jashari, Mëziu, Gashi, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shala, Elshani, Leku, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi.

/Telegrafi/