LAJMI I FUNDIT:

Depay e pranon se dëshiron të transferohet te Barcelona: Jemi në negociata, prisni edhe pak

Depay e pranon se dëshiron të transferohet te Barcelona: Jemi në negociata, prisni edhe pak

Memphis Depay është njëri nga lojtarët më të përmendur kohëve të fundit.

Sulmuesi holandez ka mbetur futbollist i lirë, pasi kontrata me gjigantin francez Lyon ka skaduar këtë verë.


E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga, ku prej kohësh është në bisedime me Barcelonën.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Depay ka arritur një marrëveshje me katalunasit për një kontratë dy vjeçare me pesë milionë euro në sezon.

Ka qenë vet sulmuesi holandez që ka konfirmuar se dëshiron të luaj nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman, por duhet të presin edhe pak.

“Të gjithë e dinë që kam qenë i lidhur me Barçën për një kohë dhe që dua të luaj për Ronald Koemanin. Të gjithë e dinë që ka bisedime dhe mendoj se së shpejti do të kemi lajme në këtë drejtim”.

“Duhet të presim, por do të thosha që së shpejti do të mësojmë diçka përfundimtare”, tha Depay.

Përveç Barcelonës edhe skuadra tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Juventus, Milan, Roma e Bayern Munich janë në garë për holandezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori