LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Dënohet me burgim Ardian Xhaferi, reperi kosovar që tentoi ta vriste Dudën

Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’, është dënuar me 1 vjet e 4 muaj burg për akuzën se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, Xhaferi e pranoi fajësinë për akuzat që i vihen në barrë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Uka, i akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Uka, e më pas u aprovua nga gjykatësi Thaqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës, në lagjen “Dardania I”, rruga IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmani. Aty thuhet se Xhaferi me revolen e tij ka shtënë në drejtim të Osmanit, por nuk ka arritur ta godasë, për çka vepra penale mbetet në tentativë, e më pas arratiset nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori