LAJMI I FUNDIT:

Demiral pritet të mbetet te Atalanta, zhvillime të reja mes klubeve

Demiral pritet të mbetet te Atalanta, zhvillime të reja mes klubeve

Ndryshon situata te Atalanta, pasi tani klub bergamas dëshiron ta blejë mbrojtësin turk Merih Demiral nga Juventusi për 23 milionë euro.

Mbrojtësi e kaloi këtë sezon si huazim në Bergamo dhe në fillim u mendua se ai do të mbetej në klub.


Megjithatë, Atalanta dështoi për t’u kualifikuar në Evropë, duke bërë që blerja mbrojtësit të ishte në pikëpyetje.

Situata ndryshoi sot me një tjetër takim mes klubeve, kështu që Sky Sport Italia, Sportitalia, Calciomercato.com dhe më shumë janë të bindur se Atalanta tani ka vendosur të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë.

Kjo është pozitive për të gjithë të interesuarit, pasi Juventusi mund të marrë një tarifë të vlefshme transferimi prej 23 milionë euro, ndërsa Demiral mund të vazhdojë këtë verë te Atalanta.

Bianconerët nuk e kishin ndërmend të mbanin qendërmbrojtësin turk, ku mendohej një shitje në Ligën Premier me klube si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham që ishin të interesuara.

Këtë sezon Demial bëri 42 paraqitje për Atalantën, duke shënuar dy gola me tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori