LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore ndahet nga partneri kuzhinier pas një viti romancë

Demi Moore ndahet nga partneri kuzhinier pas një viti romancë

Aktorja e famshme, Demi Moore thuhet se është kthyer në ‘tregun’ e beqarëve.

Moore, 60 vjeç, është ndarë nga i dashuri i saj Daniel Humm, më pak se një vit pasi kishte nisur një romancë, sipas Us Weekly.


Lajmi për ndarjen e Demit nga Humm, një kuzhinier dhe pronar restoranti zviceran, vjen vetëm tre ditë pasi aktorja e “Ghost” festoi ditëlindjen e saj të 60-të.

Ajo u zyrtarizua në Instagram me shefin e njohur në qershor 2022, duke postuar një foto të përbashkët gjatë vizitës së tyre në Francë.

Page Six raportoi në fund të marsit se aktorja ishte takuar në heshtje me Humm për disa muaj.

Dyshja ishin parë duke marrë pjesë në sfilatën e koleksionit të “Chloe” vjeshtë-dimër 2022/2023 pranë Maria Sharapova dhe Gugu Mbatha-Raw në Paris, Francë.

“Demi u takua me Danielin përmes miqve të përbashkët dhe ata kishin kimi menjëherë”, tha një burim për Us Weekly në atë kohë.

Demi ka qenë më parë e lidhur në mënyrë romantike me Masha Mandzuka, Sean Friday, Oliver Whitcomb dhe Leonardo DiCaprio. Ajo ishte e martuar me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013.

Ndërkohë, Daniel u takua për herë të fundit me të venë miliardere të Steve Jobs, Laurene Powell Jobs në vitin 2019.

Demi ishte gjithashtu e martuar më parë me aktorin Bruce Willis nga viti 1987 deri në vitin 2000. Ata kanë së bashku vajzat Rumer, 34, Tallulah, 28 dhe Scout, 31 vjeç.

Në fillim të këtij viti, familja e Bruce zbuloi se ai do të tërhiqej nga aktrimi për shkak të diagnozës së tij me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë e të sëmurëve për të folur dhe kuptuar gjuhën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori