Superylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka përshkruar emocionet në dhomat e zhveshjes pas fitores së PSG-së ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Duke folur pas finales në Budapest, Dembele theksoi punën e madhe që është dashur për ta siguruar titullin e dytë radhazi në Evropë.


“Është diçka e jashtëzakonshme, është një natë e madhe. Kemi punuar shumë këtë sezon për ta arritur fitimin e dy titujve rresht. Është madhështore, do ta shijojmë”, tha ai.

Ai shtoi se i gjithë sezoni ka qenë rraskapitës, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, për skuadrën.

“Ka qenë e vështirë, i gjithë sezoni ka qenë i vështirë, na është dashur të menaxhojmë shumë gjëra”.

Dembele foli edhe për intensitetin fizik të finales, duke zbuluar lodhjen e madhe në minutat e fundit.

“Por në fund, ne jemi prapë fitues të Ligës së Kampionëve dhe të gjithë jemi të lumtur”, u shpreh ai.

“Nga fundi, ishin ngërçet. Në minutën e 80-të ishte shumë intensive. Mendoj se pothuajse të gjithë patën ngërçe në fund”, përfundoi Dembele.

telegrafi sport app