LAJMI I FUNDIT:

Dembele akoma nuk i ka thënë ‘po’ ofertës së Barcelonës

Dembele akoma nuk i ka thënë ‘po’ ofertës së Barcelonës
(Foto: Instagram/o.dembele7)

Ousmane Dembele ende nuk e ka pranuar ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës – bën të ditur RMC Sport.

Blaugranët duan që francezi ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou edhe pas vitit 2022 duke ia rinovuar kontratën.


Mirëpo, bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë ngecur dhe klubi mund të detyrohet që ta shesë, pasi që ai nuk është pajtuar me ofertën e katalunasve.

(Foto: Instagram/o.dembele7)

Dembele ka luajtur në 41 ndeshje të Barcelonës këtë sezon në të gjitha garat duke shënuar dhjetë gola.

Dembele i dërgon sinjale Chelseat – blutë duhet të bëjnë vetëm ofertë
Lexo po ashtu Dembele i dërgon sinjale Chelseat – blutë duhet të bëjnë vetëm ofertë

Në anën tjetër, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Chelsea janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/