eksperti-banner

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e tretë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini përballet me Dritën.


Ky takim do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Edomnd Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë derbi i javës padyshim që është në Drenas, ku kampioni në fuqi Feronikeli pret Prishtinën.

Feronikeli Prishtina 1

Drejtësinë në këtë derbi do ta ndaj Mervan Bejtullahu me ndihmësit Benon Këpuska dhe Fatlum Jashari.

Alban Shala me ndihmësit Granit Hyseni e Imran Kabashi do të jenë të dielën në duelin Gjilani – Vushtrria. /Telegrafi/

Superlige Java 3 page 0001

telegrafi sport app