LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i Real Madridit lidhur me raportimet se planifikon të kalojë në Ligën Premier

Deklarimi i Real Madridit lidhur me raportimet se planifikon të kalojë në Ligën Premier
(Foto: Twitter/Real Madrid F.C.)

Real Madridi ka bërë një reagim të ashpër ndaj raportive se është duke e shqyrtuar largimin nga La Liga si pasojë e mosmarrëveshjeve me autoritete spanjolle të futbollit.

El Mundo Deportivo ka raportuar se Los Blancos janë duke e konsideruar mundësinë e kalimit në një ligë tjetër, ndërsa Liga Premier ishte përmendur si destinacioni i preferuar.


Pos kampionatit anglez, ishte thënë se madrilenët në listën e opsioneve i kanë edhe kampionatin italian – Serie A dhe atë gjerman – Bundesliga.

“Duke pasur parasysh informacionin e publikuar sot (e shtunë) nga gazeta Mundo Deportivo, në të cilin thuhet se klubi ynë e ka shqyrtuar mundësinë e kalimit nga La Liga në Ligën Premier, Real Madridi dëshiron të sqarojë se informacioni është tërësisht i rremë, absurd dhe i pamundur, dhe synon vetëm të shqetësojë, edhe një herë, përditshmërinë në klubin tonë”, thuhet në reagimin e Los Blancos.

Reali konsideron mundësinë e largimit nga La Liga – Liga Premier destinacion i preferuar, në listë edhe Serie A dhe Bundesliga
Lexo po ashtu Reali konsideron mundësinë e largimit nga La Liga – Liga Premier destinacion i preferuar, në listë edhe Serie A dhe Bundesliga

I gjithë raportimi i gazetës spanjolle ishte bazuar në raportet e prishura të presidentit të La Ligas, Javier Tebas dhe atij të Real Madridit, Florentino Perez, si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje me Superligën Evropiane, por edhe me një marrëveshje të fundit të arritur me fondin investues CVC Capital Partners, të cilin Reali e kishte kundërshtuar.

Sidoqoftë, fokusi i Madridit do të vazhdojë të mbetet në La Liga, derisa skuadra e Carlo Ancelottit sonte (e shtunë) luan kundër Deportivo Alavesit në ndeshjen e parë të sezonit 2021/2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori