LAJMI I FUNDIT:

Reali konsideron mundësinë e largimit nga La Liga – Liga Premier destinacion i preferuar, në listë edhe Serie A dhe Bundesliga

Reali konsideron mundësinë e largimit nga La Liga – Liga Premier destinacion i preferuar, në listë edhe Serie A dhe Bundesliga
(Foto: Marca)

Duke u bazuar në një raportim të gazetës sportive, El Mundo Deportivo, Real Madridi është duke shqyrtuar mundësinë e kalimit në një ligë tjetër.

Los Blancos duan të largohen nga kampionati spanjoll për shkak të konflikteve të vazhdueshme me presidentin e La Ligas, Javier Tebas.


Presidenti i Realit është duke e marrë në konsideratë opsionin e largimit, ndërsa Liga Premier është destinacioni i tij i preferuar.

Pas mosmarrëveshjeve mes Perez dhe Tebas lidhur me Superligën Evropiane, marrëveshja më e re e La Ligas me fondin investues CVC Capital Partners, konsiderohet si kulmi i vështirësive për presidentin e Realit.

Marrëveshja u votua të premten, ndërsa Madridi ishte një prej katër klubeve që e refuzoi nënshkrimin e saj (sipas të cilës, CVC do të investojë 2.1 miliardë euro në La Liga në shkëmbim të 10 për qind të të ardhurave televizive).

Los Blancos kanë njoftuar se do të ndërmarrin veprime juridike civile dhe penale kundër Tebas lidhur me këtë marrëveshje. Në ndërkohë, rikujtojmë se Reali është njëri nga tre klubet që ka refuzuar të largohet nga Superliga Evropiane.

Edhe pse Liga Premier është opsioni i preferuar i Perez, Mundo Deportivo thotë se kreu i Realit i ka shqyrtuar edhe Serie A dhe Bundesligan si destinacione potenciale.

Kalimi i Madridit në një ligë tjetër shtetërore “do të shkaktonte valë tronditëse që do të jehonin në të gjithë botën, por sipas shefave të klubit, ka argumente bindëse në favor të shqyrtimit shumë serioz” – shkruan gazeta.

Megjithatë, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të shkaktonte një pengesë shtesë burokratike të kalimit eventual të Realit në Ligën Premier.

Në ndërkohë, nuk ka munguar edhe reagimi i Tebas në postimin e Mundo Deportivo. Ai ka reaguar në Twitter: “Sa shumë gjëra të pakuptimta po dëgjojmë aktualisht”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori