LAJMI I FUNDIT:

I dehuri Johnny Depp rrah një person gjatë xhirimeve të një filmi: Goditëm nëse mundesh, ja ku i ke 100 mijë dollarë

I dehuri Johnny Depp rrah një person gjatë xhirimeve të një filmi: Goditëm nëse mundesh, ja ku i ke 100 mijë dollarë
Johnny Depp (Getty Images)

Johnny Depp, një ndër aktorët më të paguar në botë, po humbet plotësisht kontrollin kohët e fundit ndërsa së fundi ka shkaktuar edhe një incident me menaxheren e filmit “LAbyrinth”.

Aktori kishte shkaktuar një incident pasi autoritetet e qytetit të Los Angelesit kishin refuzuar ta lejonin edhe gjysmë ore shtesë të xhironte në rrugë.


Personi me të cilin u kacafyt kishte marrë urdhër të prerë që të mos lejohet për asnjë minutë më të tepër të kryej punën e tij ylli hollivudian.

Johnny Depp (Getty Images)

Ai theksoi se 54-vjeçari erdhi i dehur në xhirimet filmike ndërsa e goditi në brinjë dhe vazhdoi ta grisi derisa ndërhynë të pranishmit që ishin në vendngjarje.

“Më godit nëse mundesh, do t’i jap 100 mijë dollarë”, pohoi një prej dëshmitarëve, shkruan newsweek.

Dep po përballet gjithashtu me akuzat e ish-punonjësve, të cilët paraqitën një padi kundër tij në gjykatën e Kalifornisë.

“Ai na trajtoi si dado në vend të truprojave, ishim nënvlerësuar me pagesa pasi punuam shumë”, tha Evgen Areola dhe Miguel Sanchez.

Ata pretendojnë se nuk janë paguar jashtë orarit nga prilli 2016 deri në janar 2018 dhe se aktori iu mohon të ushqehen në kohën për pushim. /Telegrafi/