LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi i modeles shqiptare për motrën: Më jep mbështetjen që më mungon nga nëna

Dedikimi i modeles shqiptare për motrën: Më jep mbështetjen që më mungon nga nëna

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja shqiptare ditë më parë është bërë sërish nënë e një vajze të quajtur Mia Soraya Nazarian.


Kjo ka bërë që t’i shtohen edhe më tepër punët 33-vjeçares, e cila gjithashtu është nënë e vajzës Ella Faria.

Family 💛 👨‍👩‍👧

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on Apr 15, 2018 at 7:03am PDT

Ajo për këtë ka kërkuar ndihmën e së motrës Pepi Cunmulaj, e cila i jep dashurinë që i mungon prej së ëmës.

“Mëngjes në krevat për motrën e madhe. Kush ka motra, ka tan botën. Me teze Pepin dhe Ella Faria”., ka shkruar në llogarinë personale Emina.

“Faleminderit Pepi Cunmulaj që ke qenë gjithmonë aty kur më je dashur më shumë, nuk e di çfarë do të bëja pa ty. Ti më jep dashuri dhe mbështetjen që më mungon nga nëna dhe kjo është dhurata më e madhe. Të dua motër”, ka shkruari modelja shqiptare.

Ndryshe, Emina është e martuar me afaristin amerikano-iranian, Sam Nazarian. /Telegrafi/