LAJMI I FUNDIT:

Deda: 14 shkurti i viti 2021 e simbolizon transformimin e lidershipit politik në Kosovë

Deda: 14 shkurti i viti 2021 e simbolizon transformimin e lidershipit politik në Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur mbi lëvizjet politike në vend.

Deda foli për qeverinë e përbashkët në mes VV-së dhe LDK-së, ku tha se ka qenë optimist se dy partitë mund ta qeverisin mirë Kosovën, por sipas tij, kjo s’ka ndodhur dhe është paguar kostoja politike se pse nuk ka ndodhur ajo.

“Nuk ka ndodhur qeverisja e mirë pasi nuk e patën katër vjet mandatin, e prishën për 2-3 muaj, në gjysmë pandemia, e pa shpjegueshme ende, por është e kaluar. Dhe 14 shkurti i vitit 2021 është datë që e simbolizon transformimin e lidershipit në Kosovë. Sot e kemi Lumirin në LDK, Memlin në PDK. Ata janë krejt gjeneratë tjetër”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.


Më tej, ai tha se ka menduar që presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me 51 për qind të votave të marra, do të hynin në një politikë më të urtë të brendshme.

“Kur ti i ke 51 për qind, ti s’ke rivalë politikë dhe ty të duhet opozita më e fortë, nëse do t’ia shtrinin dorën partive politike që të mbërrihej një lloj dakordimi politik për procesin me Serbinë dhe përfundimin e shtet-ndërtimit në Kosovë edhe të dalim me një kulturë të re politike. E kjo është për keqardhje”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori