LAJMI I FUNDIT:

Debati Nitaj-Shala, Mushkolaj thotë se ka ftohje të raporteve mes AAK-së dhe Nisma-s

Debati Nitaj-Shala, Mushkolaj thotë se ka ftohje të raporteve mes AAK-së dhe Nisma-s

Debati me akuza dhe kundër akuza në rrjete sociale mes deputetit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj dhe deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala nisi pasi në  emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini Nitaj tha se nuk dihen qartë planet e Fatmir Limajt për raportet me Qeverinë dhe se “Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK”.

Për këtë në rrjete sociale reagoi deputeti Shala i cili e akuzoi Nitajn, si “zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve”.


Në lidhje më këto akuza dhe kundër akuza shtrohet pyetja: A do të thotë që ky debat mes dy deputetëve AAK dhe Nisma është pikënisje e një përplasje mes këtyre dy partive politike?

Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK
Lexo po ashtu Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK

Analisti Imer Mushkolaj për Telegrafin tha se në mes dy partive politike AAK dhe Nisma ka një ftohje të raporteve, mirëpo kjo nuk do të thotë që Nisma ka fuqi për ta prish koalicionin qeverisës.

Sipas tij, deklarimet e fundit mes Nitaj dhe Shalës tregojnë që është një situatë jo e favorshme e raporteve të këtyre dy partive.

Shala i Nismës e quan Nitajn e AAK-së zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve
Lexo po ashtu Shala i Nismës e quan Nitajn e AAK-së zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve

“Megjithatë ka ftohje. Tash sa është kjo në raporte serioze dhe a mund të çojnë në diçka më serioze në kuptimin e ndihmës për rrëzimin e qeverisë, nuk besoj që kjo do të ndodh. Nisma nuk ka fuqi për një gjë të tillë. Edhe deklarimet  e fundit, përplasja mes zyrtarëve të dy partive e tregojnë këtë situatë jo të favorshme të raporteve mes dy partive. Përndryshe po mos të kishte ftohje të raporteve nuk do të ishin të nevojshme këto gjuajte me fjalë nëpër rrjete sociale akuzat dhe kundër akuzat për njëri-tjetrin”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj theksoi se  Nisma nuk mund ta prish koalicionin, nëse nuk e ka mbështetjen e PDK-së.

“Nëse merr sinjal nga PDK-ja, pasi Veseli është në gjendje ta dërgoj vendin në zgjedhje sikur herën e kaluar me marr iniciativën, ama marrja e iniciativës nuk nënkupton dhe prishje të koalicionit. Gjithçka varet prej PDK-së, në këtë rast”, u shpreh tutje Mushkolaj për Telegrafin.

Ndryshe, Nitaj u është përgjigjur reagimeve që ngjalli te Nisma deklarata e tij se në çarshi po flitet se Fatmir Limaj po kthehet në PDK.

Nitaj u përgjigjet reagimeve nga Nisma: U keqkuptua deklarata ime për Fatmir Limajn
Lexo po ashtu Nitaj u përgjigjet reagimeve nga Nisma: U keqkuptua deklarata ime për Fatmir Limajn

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikës”, ka shkruar Nitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori