LAJMI I FUNDIT:

Nitaj u përgjigjet reagimeve nga Nisma: U keqkuptua deklarata ime për Fatmir Limajn

Nitaj u përgjigjet reagimeve nga Nisma: U keqkuptua deklarata ime për Fatmir Limajn

Debati në mes deputetëve Muharrem Nitaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma ka vazhduar në rrjetet sociale.

Nitaj u është përgjigjur reagimeve që ngjalli te Nisma deklarata e tij se në çarshi po flitet se Fatmir Limaj po kthehet në PDK.

Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK
Lexo po ashtu Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikës”, ka shkruar Nitaj.

Reagimi i plotë:

Pergjige kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)

I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!

Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.

Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:

Shala i Nismës e quan Nitajn e AAK-së zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve
Lexo po ashtu Shala i Nismës e quan Nitajn e AAK-së zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve

Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.
Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)

Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!
Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori