LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK

Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se në raporte zyrtare partnerët e koalicionit nuk kanë ndonjë mospajtim të theksuar.

Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk dihen qartë planet e Fatmir Limajt për raportet me Qeverinë.


“Ka lloj lloj storiesh. Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK. Kjo është një storie publike. Ne nuk e dimë çfarë mendon Fatmir Limaj e as Kadri Veseli. Ne e dimë që në raporte zyrtare nuk kemi probleme në funksionimin e koalicionit. Nuk ka pasur pakënaqësi që kanë mundur të kthehen në kushtëzime”, tha Nitaj, percjell Telegrafi.

Deputeti i AAK-së ka thënë se është e vërtetë që koalicioni nuk është në ditën e tij më të mirë, por po funksionon.

Nitaj ka thënë se partnerët kanë qenë të informuar për takimin në Berlin që Avni Arifi ka me palën serbe.

Ai thotë se takimi ka qenë vetëm teknik dhe nuk janë zhvilluar bisedime politike.

“Takimi ka zgjatur vetëm 7 minuta pasi pala serbe nuk është pajtuar me formatin e Takimit të Parisit”.

Deputeti i koalicionit qeveritar ka thënë se një takim puro-teknik nuk bën të shndërrohet në kauzë politike për partnerët tjerë të koalicionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori