Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka quajtur deputetin e AAK-së, Muharrem Nitaj, zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.

Reagimi i deputetit Shala vjen pas deklaratës së deputetit të AAK-së se po flitet që kryetari i Nismës Socialdemokrate do të kthehet në PDK.

Shala, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nitaj sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”.

Postimi i plotë i Shalës:

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë. H.SH”,ka shkruar Shala.

Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK Nitaj: Çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK

Fehmi Hysenaj, kryetar i Partisë NISMA, dega në Shtime, ka reaguar pas deklaratave të Muharrem Nitaj i cili ka thënë se po flitet për një kthim të mundshëm të Fatmir Limajt në PDK, shkruan Insajderi.

Hysenaj ka thënë se nëse Limaj kthehet në PDK, atë nuk do ta këtë më prapa përkundër asaj që ai është njeriu që më shumti i beson. /Telegrafi/