Një prostitutë me emrin Irma Nici supozon se ajo ka bërë ‘treshe’ me futbollistin dhe madje shton se ai nuk është mbrojtur gjatë seksit.

“Kam qenë e ngazëllyer. Të gjithë femrat ëndërrojnë të jenë me të, ndërsa unë kam pasur rastin të shtrihem me të. Ka qenë shumë eksituese. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i këndshëm. Ai e dinte shumë mirë se çfarë bënte”, ka thënë Nici për In Touch Weekly, Javorja shkruan se futbollisti, i cili ka tre djem, Booklyn 11-vjeçar, Romeo tetëvjeçar dhe pesëvjeçarin Cruz, i ka paguar nga 10 mijë dollarë për një natë. Në anën tjetër zëdhënësi i David i ka hedhur poshtë këto supozime.


“Fatkeqësisht jetojmë në një botë ku revistat mund të shtypin gënjeshtra dhe besojnë se mund t’ia dalin me këtë. Ne po marrin hapa ligjor kundër revistës”, ka thënë zëdhënësi i David. /Telegrafi/