LAJMI I FUNDIT:

David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin sjellin videon e “Say my name”, këngëtarja shqiptare vjen me paraqitje atraktive në klip

David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin sjellin videon e “Say my name”, këngëtarja shqiptare vjen me paraqitje atraktive në klip
Foto: David Guetta/YouTube

Pak javë më parë, David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin publikuan bashkëpunimin e ri “Say my name”.

Kjo këngë u publikua në versionin vetëm video me tekst, gjersa është pëlqyer shumë nga publiku, duke kaluar shifrën e 40 milionë klikimeve në YouTube në pak javë.

David Guetta (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, treshja kanë realizuar edhe klipin e këngës “Say my name”, regjisore e të cilit është Hannah Lux Davis.

Videoja përmban shumë skena neoni me veshjet e frymëzuara të viteve ’80 dhe lule të ndritshme në manikyrin e thonjve.

J Balvin (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Si në çdo paraqitje tjetër, edhe këtë herë këngëtarja shqiptare është shfaqur atraktive dhe provokuese me performancën e saj në klip.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të David Guettas me titull “7 (Seven)”.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, album këtë vit ka sjell edhe Bebe Rexha me titull “Expectations”, një album nga i cili dolën shumë hite dhe u cilësua shumë i suksesshëm.

“Say my name” pritet të jetë një tjetër bashkëpunim i suksesshëm mes Bebe Rexhës dhe David Guettas, kjo pasi edhe bashkëpunimi i tyre i parë “Hey mama” është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori