LAJMI I FUNDIT:

I dashuri i deritanishëm i Rita Orës, Romain Gavras konfirmon se është ndarë nga këngëtarja

I dashuri i deritanishëm i Rita Orës, Romain Gavras konfirmon se është ndarë nga këngëtarja

I dashuri i Rita Orës, Romain Gavras ka konfirmuar se ai është ndarë nga këngëtarja.

Rita aktualisht është në Down Under duke xhiruar audicionet e fshehura të “The Voice Australia” dhe nuk është parë me regjisorin francez që nga nëntori.


Por pas disa javësh thashetheme, është konfirmuar se çifti zyrtarisht nuk janë më së bashku – dhe u ndanë para Krishtlindjeve, shkruan DailyMail.

Një zëdhënëse e Romain, 39 vjeç, konfirmoi për DailyMail se marrëdhënia ka mbaruar për ‘muaj’, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.

Rita dhe Romain si ndanë rrugët e tyre disa javë pasi Rita Ora theu rregullat anti-COVID duke organizuar festën editëlindjes së saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës më 28 nëntor.

Rita Ora shkëlqen me dukjen në emisionin e mëngjesit në Australi, merr vëmendjen e kalimtarëve të rastit në Sydney
Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen me dukjen në emisionin e mëngjesit në Australi, merr vëmendjen e kalimtarëve të rastit në Sydney

Regjisori francez, i cili jeton në Londër dhe ishte regjisor klipeve të reperëve të famshëm amerikanë Kanye West dhe Jay Z, filloi të takohej me Ritën pas ndarjes së saj nga i dashuri i atëhershëm, Andrew Watt në vitin 2019.

Dyshja shijuan një romancë mjaft të gjatë vitin e kaluar, ndërsa u panë së bashku në pushimet ekzotike në Ibiza dhe Korfuz.

Dhe tetorin e kaluar, dyshja nxiti thashethemet për një fejesë të mundshme, kur Rita Orta u fotografua me një unazë fejese në gishtin e saj.

Por një burim i afërt me Ritën i tha DailyMail: “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin atë të funksiononte, por ata të dy ranë dakord që nuk duhej të ndodhte. Ata qëndrojnë afër por ishte thjesht e pamundur të mbash një marrëdhënie ku mezi shiheshin”.

“Dhe duke pasur parasysh të dy oraret e tyre të zënë për vitin 2021, ishte e pritshme që kjo të ndodhte”.

Ylli u fotografua kohët e fundit duke notuar në Portin e Sydneyt me motrën e saj dhe një mashkull misterioz.

Ajo po bën debutimin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice Australia” për sezonin e ardhshëm, duke iu bashkuar super yllit Keith Urban në panelin gjykues të jurisë.

Pasi kaloi dy javë në karantinë pas mbërritjes së saj, ajo që atëherë është fotografuar duke shijuar temperaturat e nxehta në Sydney Harbour, teksa është shfaqur me bikini në disa poza nga paparacët.

Rita ka qenë më parë një trajnere në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu ka marrë role gjykuese në spektaklet tjera të njohura si “X Factor” dhe “The Masked Singer”.

Dje u konfirmua që Oti Mabuse do të zëvendësojë Rita Orën në panelin gjykues për sezonin e ri të “The Masked Dancer”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori