LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen me dukjen në emisionin e mëngjesit në Australi, merr vëmendjen e kalimtarëve të rastit në Sydney

Rita Ora shkëlqen me dukjen në emisionin e mëngjesit në Australi, merr vëmendjen e kalimtarëve të rastit në Sydney

Ajo është vendosur të jetë anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Dhe të premten, Rita Ora tregoi talentin e saj të patëmetë ndërsa u ngjit në skenë për të interpretuar këngën e saj ‘Let You Love Me’ në emisionin e mëngjesit “Sunrise”.


30-vjeçarja dukej tërheqëse me një veshje ngjyrë rozë, e cila ofronte një vështrim të pastër mbi figurën e saj trupore, shkruan DailyMail.

Kostumi i veçantë gjithashtu vuri në pah belin e saj të hollë, njashtu dhe kofshët e tonifikuara.

Rita vuri një makijazh të lehtë për performancën në TV, duke i lyer buzët e saj me një buzëkuq ngjyrë vishnje.

Ndërkohë flokët e saj bionde, ishin të lëshuara lirshëm rreth shpatullave të saj.

Performanca e saj u vlerësua nga fansat në Twitter, të cilët u akorduan herët për ta parë atë në shfaqjen e mëngjesit.

‘Mbretëreshë’, shkroi një nga ta, ndërsa një tjetër shtoi: ‘Tani kjo është e pabesueshme. Duke e parë nga Mbretëria e Bashkuar’.

Duke publikuar disa imazhe në Instagram menjëherë pas performancës, Rita tha se ishte shumë mirë të ishte përsëri në skenë.

“’Let You Love Me’! U ndjeva shumë mirë duke e realizuar këtë përsëri’, shkroi ajo, duke ndarë një klip të sajin në emision.

Rita është vendosur të performojë gjithashtu në ‘Sydney’s Gay and Lesbian Mardi Gras’ këtë fundjavë.

“Do të jetë dramë. Do të jetë kënaqësi. Do të shikoj turmën dhe ndoshta do të bëhem emocionuese”, tha ajo në emisionin e mëngjesit.

“Është shfaqja ime e parë në një kohë shumë të gjatë. Kështu që ata do të duhet të më mbajnë së bashku. Do të jetë vërtet e veçantë”, shtoi këngëtarja shqiptare.

Ajo vazhdoi duke e quajtur ‘Mardi Gras’ një nga festivalet e saj të preferuar: “Unë thjesht mezi po pres të jem pjesë e energjisë”, tha ajo.

Rita tashmë është përfshirë në një numër ngjarjesh të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori