LAJMI I FUNDIT:

Dallimi mes politikës së Merkelit dhe Scholzit ndaj Ballkanit

Dallimi mes politikës së Merkelit dhe Scholzit ndaj Ballkanit

Kërkesa e qartë e kancelarit gjerman Olaf Scholz ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës po vlerësohet si synim për ekuilibrim të politikës në Ballkan. Njohës të politikës së jashtme thonë se Scholz po rregullon çështjet e lëna nga paraardhësja e tij Angela Merkel.

Përmendja e njohjes së Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE nga kancelari gjerman Olaf Scholz, nuk i pëlqeu aspak presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


Mirëpo, sipas Olaf Scholzit, në këtë çështje nuk ka asgjë për t’u befasuar, pasi siç tha, ky qëndrim i Gjermanisë dihet prej kohësh.

Deklaratat e kancelarit gjerman në Beograd, pas atyre në Prishtinë, sipas profesorit Milazim Krasniqi, janë dëshmi e presionit të madh për pozicionin e Serbisë karshi Rusisë.

Qeveria gjermane: E paimagjinueshme të anëtarësohen në BE dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën
Lexo po ashtu Qeveria gjermane: E paimagjinueshme të anëtarësohen në BE dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën

“Deklarata e Vuçiqit e shpreh gjendjen mentale të bllokuar në Serbi, sepse ata nuk e pranojnë realitetin, përndryshe ky është realitet që edhe zogjtë e malit e dinë, që Kosova është e pavaruar dhe Serbia nuk ka asnjë lloj qasje në Kosovë. Por problemi është se serbët shtiren ashtu sepse evropianet i kanë toleruar ashtu… Ka filluar të rritet presioni ndaj Serbisë nga Gjermania dhe nga gjithë Evropa, për shkak se Serbia ka mbetur e lidhur me Putinin ndërsa kërkesa është që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke pasur parasysh qëndrimin shumë pro serb të kancelares Merkel, tani Olaf Scholz ka filluar ta bëjë më të ekuilibruar politikën”, ka thënë profesori, Milazim Krasniqi.

Politico shkruan për përplasjen mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb rreth njohjes së Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Politico shkruan për përplasjen mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb rreth njohjes së Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë

Ndërsa profesori tjetër, Dorajet Imeri mendon se presioni është në palën kosovare.

Ai thotë se reagimi i Vuçiqit nuk është i papritur.

“Nuk mendoj që Scholz ka kaluar më mirë në Kosovë, ai e bëri të qartë se pa një marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë asnjë përparim të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe konsideroi që kjo është presion për Kosovën, e jo për Serbinë sepse një njohje e pritur nga Serbia do të mund të arrihet nëpërmjet një marrëveshjeje apo konsensusi politik. Kjo është një arritje politike për Serbinë, sepse Kosova do të duhet fatkeqësisht të dalë përtej asaj se çka është ofruar në pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Dorajet Imeri.

Kosova insiston që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon zgjidhje kompromisi. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori