LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane: E paimagjinueshme të anëtarësohen në BE dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën

Qeveria gjermane: E paimagjinueshme të anëtarësohen në BE dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën

Qeveria e Gjermanisë ka përmbledhur përmes një kumtese zyrtare vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht Scholz ka vizituar Kosovën, për të vazhduar më pas në Serbi, Maqedoni të Veriut, Greqi e Bullgari.

Avancimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat që kancelari gjerman i kushtoi rëndësi të veçantë.

Mesazhet e fuqishme të Scholzit në Prishtinë e Beograd, analisti Arifi: Kancelari e ka kuptuar që mjaft është përkëdhelur Serbia
Lexo po ashtu Mesazhet e fuqishme të Scholzit në Prishtinë e Beograd, analisti Arifi: Kancelari e ka kuptuar që mjaft është përkëdhelur Serbia

Teksa foli për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, qeveria gjermane tha se është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE -së.

Sipas komunikatës, përparimi në procesin e dialogut është ndër gjërat më të nevojshme për të ndodhur tani dhe gjithashtu thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara me perspektivën për anëtarësim në BE.

Politico shkruan për përplasjen mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb rreth njohjes së Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Politico shkruan për përplasjen mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb rreth njohjes së Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë

“Scholz gjithashtu theksoi rëndësinë e ecjes përpara të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deri më sot, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila dikur ishte pjesë e territorit serb. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës, NATO është ende në detyrë me misionin e KFOR-it në Ballkan për të garantuar sigurinë. Sipas kancelarit, është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjerën të bëhen anëtare të BE-së”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se kancelari gjerman, gjatë vizitës në shtetet e Ballkanit, ka bërë të qartë se ka synim ta përshpejtojë Procesin e Berlinit.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga bashkëpunimi më i mirë rajonal”, ka thënë Scholz./Telegrafi/