Mesazhet që kancelari gjerman, Olaf Scholz, dha në Prishtinë dhe Beograd të premten, po konsiderohen si të fuqishme dhe të guximshme nga njohës të çështjeve politike.

Dialogu Kosovë-Serbisë, liberalizimi i vizave për kosovarët, mungesa e sanksioneve të Serbisë kundër Rusisë dhe dinamizimi i nismave rajonale – janë çështjet për të cilat Scholz foli hapur në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Sa i përket dialogut, kancelari gjerman kërkoi angazhim që duhet të përfundojë me njohje reciproke. Për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët tha se duhet të shkojë përpara, ndërsa Serbisë i kërkoi që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Reklama

Ai përmendi edhe nismat rajonale, me theks të veçantë Procesin e Berlinit, të cilin tha se do ta rijetësojë dhe në vjeshtë do të ftojë një konferencë në Berlin.

Reklama

Sipas njohësit të çështjeve politike, Dritëro Arifi, kancelari gjerman ishte konciz dhe i qartë në kërkesat ndaj të dyja palëve – Kosovës dhe Serbisë.

Pas kërkesës së kancelarit Scholz për njohjen e Kosovës nga Serbia, reagon Moska zyrtare Pas kërkesës së kancelarit Scholz për njohjen e Kosovës nga Serbia, reagon Moska zyrtare

Në një prononcim për Telegrafin, Arifi tha se shumica e liderëve evropianë nuk e kanë pasur të njëjtin guxim si Scholz – “i cili ia bëri të qartë Serbisë së mjaft është përkëdhelur”.

Dritëro Arifi

“Për herë të parë një kancelar gjerman, apo një i zyrtar i Bashkimit Evropian që e thotë midis Prishtine në formë eksplicite se njohja reciproke duhet të jetë në fund të dialogut. Pra, i njëjti qëndrim sikur me SHBA-në”.

Reklama

“Shumica e liderëve evropianë nuk kanë pasur guxim të flasin, pra e kanë përkëdhelur Serbinë, por lufta në Ukrainë dhe mosvendosja e sanksioneve e ka vështirësuar pozitën serbe. Në këtë rast, kancelari e ka kuptuar që s’ka më kohë për përkëdhelje. Ia ka thënë Vuçiqit atë që është dashur t’ia thonë shumë liderë të tjerë që në fillim – se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke”, tha Arifi.

Reklama

Në konferencën për media të mbajtur bashkë me Kurtin në Prishtinë, Scholz u zotua se do të angazhohet që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt pasi tha se Kosova i ka plotësuar kriteret. Për këtë premtoi se do të bisedojë me të gjithë partnerët në Evropë në mënyrë që të binden edhe ata.

Reklama

E lidhur me këto deklarata shpresëdhënëse për Kosovën, Arifi tha se tani duhet të pritet për rezultate, pasi “Gjermania nuk investon në diçka që nuk prodhon rezultat pozitiv”.

Po aq i qartë e i vendosur sa në Prishtinë me Kurtin, Scholz ishte edhe në Beograd me Vuçiqin.

Ky i fundit në një konferencë për shtyp pas takimit, tha se kancelari “u tregua shumë i ashpër dhe qartë e me vendosmëri kërkoi që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë”.

Reklama

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai qartë, me vendosmëri dhe ashpërsi na kërkoi t’i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Vuçiq.

Reklama

Sipas analistit Arifi, Serbisë i është bërë e ditur edhe njëherë se “nuk mund të qëndrojë në dy karrige”.

“Pra, duhet të merr një vendim të rëndësishëm atë të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Scholz qenë i qartë dhe ka kërkuar gjëra konkrete ndaj dy palëve në mënyrë që Ballkani të lëvizë drejt BE-së”, tha ai.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, është pjesë e turit të tij në Ballkan.

Pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, ai të shtunën ai viziton Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Reklama
Reklama