LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri tregon sërish mbështetjen për Luiz Ejllin: Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan

Dafina Zeqiri tregon sërish mbështetjen për Luiz Ejllin: Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë ka të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania.

Ajo duket se është një ndjekëse e rregullt e këtij formati dhe në këtë edicion po bën tifo për Luiz Ejllin.


Artistja e hiteve të mëdha edhe më herët ka treguar mbështetjen për të dhe për banoren tashmë të larguar nga shtëpia, Efi Dhedhes.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Dhimbje Dhimbje” ka shpërndarë sërish një imazh në InstaStory të këngëtarit shkodran.

“Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan”, ka shkruar ajo.

Dafina Zeqiri mbështet Luizin dhe Efin në Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri mbështet Luizin dhe Efin në Big Brother VIP Albania

Luizi sivjet po vazhdon të jetë banori i preferuar për një pjesë të madhe, marrë parasysh audiencën që ka fituar.

Për të deri më tani janë krijuar disa këngë, njerëzit kanë bërë tatuazhe e madje edhe tifo nëpër rrugë.

Ai po ashtu është kthyer ndër personat më të shikuar në rrjete sociale, duke thyer kështu rekorde të mëdha. /Telegrafi/