LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri ka një dhuratë të fundit për fansat si përfundim i një kapitulli të suksesshëm veror

Dafina Zeqiri ka një dhuratë të fundit për fansat si përfundim i një kapitulli të suksesshëm veror
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka qenë një prej femrave më të komentuara në estradë gjatë verës.

Ajo solli disa projekte muzikore, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku, teksa nuk mungoi edhe nëpër koncerte të shumtë anë e mbanë trevave shqiptare.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fillimisht, ajo solli “La Reina”, më pas “Lule lule” në bashkëpunim me Lumi B, e ndërsa së fundmi edhe duetin me Taynën, “Bye bye”.

Të treja këto projekte kanë pasur shumë sukses, e teksa duket se si përfundim këtë verë, Dafina ka në plan lansimin e projektit të katërt muzikor.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Dafina ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan afër këtë sezon ,dhe që i dhuruan suksesin e munguar prej vitesh në sezonat verore.

Si dhuratë për besnikërinë e fansave, këngëtarja Zeqiri lajmëroi se të dielën në orën 18:00, do të publikojë këngën e re “Kapma dorën”.

“Faleminderit të gjithëve për këtë vit të jashtëzakonshëm, fansat e mi të dashur që keni besuar në Dafinën, bashkëpunëtorët e mi, kolegët, partnerët dhe posaçërisht familjen dhe shoqërinë. Si përfundim i një kapitulli te ashtuquajtur “Comeback (Rikthimi)” po jua sjell një dhuratë për nesër”, ka shkruar ndër të tjerash Dafina Zeqiri në njoftimin e saj. /Telegrafi/