LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri iu drejtohet kolegëve që nuk e përkrahën peticionin ndaj Apple: Turp duhet t’ju vijë

Dafina Zeqiri iu drejtohet kolegëve që nuk e përkrahën peticionin ndaj Apple: Turp duhet t’ju vijë
Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Ka tash e sa ditë që mijëra shqiptarë po nënshkruajnë peticionin për njohjen e Kosovës në hartat e Apple.

Kësaj iniciative i janë bashkëngjitur edhe yjet e famshëm botërorë si: Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat i kanë bërë një kërkesë publike gjigantit Apple për njohjen e Kosovës.


Ndërkohë, edhe emrat e njohur nga estrada po mbështesin një iniciativë të tillë, e njëra ndër to është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila për ditë me rresht ka publikuar në InstaStory imazhe të ndryshme duke bërë thirrje për nënshkrimin e peticionit dhe bërjes’ report’ në hartën zyrtare të Apple.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo, Dafina ka ngelur e revoltuar me disa prej kolegëve të saj, të cilët nuk po e shfrytëzojnë ndikimin e madh që kanë në rrjetet sociale, për ta përkrahur sa më shumë këtë iniciativë.

Nis kampanja e re me raportime ndaj Apple për mos njohjen e hartës së Kosovës - Dafina Zeqiri e para prej VIP-ve që mbështet këtë nismë
Lexo po ashtu Nis kampanja e re me raportime ndaj Apple për mos njohjen e hartës së Kosovës - Dafina Zeqiri e para prej VIP-ve që mbështet këtë nismë

Ajo ka publikuar në InstaStory një shkrim, ku është shprehur publikisht se duhet t’u vijë turp atyre që shiten “patriotë”, e në anën tjetër nuk nënshkruajnë një peticion online.

“Duhet me ju ardh mare juve qe i thuni vetes “patriota” e spo keni “vakt” me hi online ntelefon (aty ku rrini ton diten e naten e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shume se qe e supportoni!) Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu per drejtat tona n’KOSOVE jo? Edhe ju kolegt e mi nga Kosova dhe Shqiperia!”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori