LAJMI I FUNDIT:

Dafina Dauti feston para kohe Shën Valentinin! (Foto)

Dafina Dauti feston para kohe Shën Valentinin! (Foto)

Këngëtarja e njohur Dafina Dauti ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ajo është duke punuar në këtë drejtim.

Së fundmi, Dafina ka qenë temë e medieve për shkak të një prononcimi të saj në një nga emisionet që transmetohet në RTV Dukagjini, ku ka treguar arsyen e vërtetë të prishjes së raporteve me ish-miken e saj të zemrës, modelen Arbnora Ademaj.


Megjthatë, ky ka qenë diskutimi i fundit i saj lidhur me këtë çështje, ndërsa tani është fokusuar vetëm tek karriera e saj muzikore.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja Dauti është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron një numër të madh fansash.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet me makinën e saj duke shëtitur në Prishtinë, teksa në mbishkrimin e videos ka shkruar: “Gëzuar Shën Valentinin”.

Dafina Dauti ‘feston’ para kohe Shën Valentinin. Foto nga InstaStory.

Duket e ditur se festa e të dashuruarve vjen pasnesër, Dafina nuk ka lënë të kuptohet pse ka shkruar një gjë të tillë sot (e diele).

Kujtojmë që Dafina, nënë e një vajze shtatë vjeçare, nuk është prononcuar asnjëherë rreth jetës private, duke mos bërë të ditur nëse ndodhet ndonjë mashkull në jetën e saj. /Telegrafi/