LAJMI I FUNDIT:

Curtois nuk e ka arritur fazën e çerekfinales që kur luante për Atletico Madridin

Curtois nuk e ka arritur fazën e çerekfinales që kur luante për Atletico Madridin

Ndeshja në shtëpi e Real Madridit kundër Atalantas të martën (sot) është e madhe për klubin, por ka një rëndësi edhe më të madhe për Thibaut Courtoisin.

Portieri belg nuk ka qenë në gjendje të kalojë përtej fazës së 1/8 së finales që kur mundi Milanin me Atletico Madridin në vitin 2014. Pastaj, ai dhe Los Colchoneros humbën në finalen e Lisbonës kundër Los Blancos.


Që nga atëherë, skuadrat e gardianit janë eliminuar më së largu në 1/8 e finales, qoftë me Chelsean apo Real Madridin.

Los Blancos mund edhe mos të kualifikohen sonte në çerekfinale, edhe pse e kanë fituar takimin e parë ndaj Atalantës 1-0.

Në Chelsea , ai humbi dy herë nga Paris Saint-Germain. Në edicionin 2014/15, Blutë ishin disa minuta larg eliminimit të skuadrës franceze; David Luiz shënoi në minutën e 86-të për të shkuar në kohën shtesë, dhe Thiago Silva shënoi gjashtë minuta larg përfundimit të saj, për t’i shmangur penalltitë.

Në sezonin 2015/16, Chelsea u eliminua përsëri nga PSG, kësaj radhe duke humbur 4-2 me rezultat të përgjithshëm. Ata nuk ishin në Ligën e Kampionëve në edicionin 2016/17, dhe në 2017/18 ata u eliminuan nga Barcelona.

Pastaj Courtois bëri kalimin e tij te Real Madridi edhe pse ardhja e tij përkoi me daljen e Cristiano Ronaldos dhe fundin e dominimit në garën më të madhe evropiane për klube.

Në 2018/19 ata u eliminuan nga Ajaxi dhe më pas nga Manchester City sezonin e kaluar.

Tani Courtois shpreson t’i japë fund mallkimit të tij në Ligën e Kampionëve, duke shpresuar në kalim në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori