LAJMI I FUNDIT:

Cuadrado: Nuk mund të imagjinoj bashkimin e Messit me Ronaldon te Juventusi

Cuadrado: Nuk mund të imagjinoj bashkimin e Messit me Ronaldon te Juventusi

Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado ka thënë se nuk mund ta shohë yllin e Barcelonës, Lionel Messi që po bashkohet me Cristiano Ronaldon te kampionët e Serie A.

Messi në mënyrë të bujshme i ka thënë Barcës se dëshiron të largohet nga klubi, ku gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale.


Megjithëse ai ende nuk e ka shpjeguar vendimin e tij, Goal.com kupton që Messi synon të japë versionin e tij të ngjarjeve në ditët në vijim.

Messi i gatshëm të dalë publikisht dhe të flasë për zhgënjimet dhe dëshirën për t’u larguar nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi i gatshëm të dalë publikisht dhe të flasë për zhgënjimet dhe dëshirën për t’u larguar nga Barcelona

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Interi kanë qenë më fortë të lidhur me transferimin e 33-vjeçarit, i cili ka fituar 10 tituj në La Liga dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij te Barca.

Të tjerë kanë sugjeruar se Messi mund të bashkohet me Ronaldon në Torino për të bashkuar dy lojtarët më të mirë të ditëve moderne, por Cuadrado do të befasohej nëse ndodhte një veprim i tillë.

“Unë nuk mund ta imagjinoj fare. E vërteta është se nuk mund ta imagjinoj këtë”, ka thënë fillimisht Cuadrado për ESPN.

“Ashtu si me Cristianon, shumë njerëz nuk besuan dhe papritmas ai arriti”, përfundoi kolumbiani.

Man City konsiderohet si favoriti kryesor për transferimin e Messit, pasi ndihmesë e madhe mund të vijë nga Pep Guardiola. /Telegrafi/