LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo “pishman” që e ka lënë Real Madridin, pasi mendon që do ta kishte fituar më shumë herë “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo “pishman” që e ka lënë Real Madridin, pasi mendon që do ta kishte fituar më shumë herë “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo raportohet tu ketë thënë disa shokëve të tij të ish-skuadrës së Real Madridit, se atij i vjen keq për largimin nga gjigantët spanjoll dhe bashkimin me Juventusin, sepse ai beson se do të kishte fituar më shumë “Topa të Artë” nëse do të kishte qëndruar.

34-vjeçari u largua nga Madridi pas nëntë sezonesh në kryeqytetin spanjoll për t’u bashkuar me Juventusin për një shifër prej 100 milionë euro në vitin 2018.


Ai ka shënuar 37 gola në 61 paraqitje për klubin italian, ku e fitoi Serien A dhe Superkupën e Italisë sezonin e shkuar.

Por sipas ABC, Ronaldo u ka thënë ish kolegëve se ai beson se do të kishte shtuar numrin e pesë “Topave të Artë” të fituar nëse ai do të kishte qëndruar në Spanjë, pasi mesfushori kroat Luka Modric e fitoi çmimin vitin e kaluar, ndërsa Lionel Messi e mori të gjashtin këtë vit.

Ronaldo dyshohet se ka shprehur hapur zhgënjimin e tij, pas humbjes dy herë radhazi në finalen e këtij çmimi individual në dy sezonet e fundit.

Ai mendon se do të kishte pasur një shans më të mirë për ta fituar atë nëse do të kishte qëndruar në Madrid.

Messi tani është fituesi rekord i të të gjitha kohërave i këtij çmimi, diçka që padyshim ka lënë shenjë te Ronaldo.

Ronaldo e fitoi “Topin e Artë”, katër herë në pesë vite, me viteve 2013-2017, por që atëherë është dashur të pajtohet me vendin e dytë në 2018 dhe vendin e tretë në 2019. /Telegrafi/