LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo ka disa fjalë për Manchester Unitedin pas emërimit të Ten Hag

Cristiano Ronaldo ka disa fjalë për Manchester Unitedin pas emërimit të Ten Hag

Pas emërimit të Erik ten Hag si trajner i Manchester United, Cristiano Ronaldo i ka dhënë klubit një këshillë për holandezin, duke thënë se atij do t’i duhet kohë në “Old Trafford” nëse dëshiron të ndryshojë rrjedhën.

Man United shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer në fillim të sezonit dhe emëroi Ralf Ragnick si trajner të përkohshëm.


“Unë e di se ai [ten Hag] ka bërë një punë fantastike te Ajax , dhe se ai është një trajner me përvojë, por ne duhet t’i japim atij kohë”.

Ronaldo zgjidhet 'lojtari i muajit' në Ligën Premier dhe thyen rekordin e madh të Rooneyt
Lexo po ashtu Ronaldo zgjidhet 'lojtari i muajit' në Ligën Premier dhe thyen rekordin e madh të Rooneyt

“Gjërat duhet të ndryshojnë ashtu siç dëshiron ai. Nëse ai bën mirë, i gjithë Manchester United do të ketë sukses, ndaj i uroj gjithë të mirat”.

“Ne jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar [me ardhjen e tij], jo vetëm si lojtarë, por edhe si tifozë. Duhet të besojmë se vitin e ardhshëm mund të fitojmë tituj”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.

37-vjeçari arriti 30 gola për klubin dhe kombëtaren. Deri më tani, Ronaldo ka shënuar 24 gola për klubin e tij këtë sezon me 18 në Ligën Premier. /Telegrafi/