“I duhuri”, legjenda angleze i bindur se transferimi i Granit Xhakës te Chelsea do të ketë sukses


Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu së paku ka deklaruar legjenda Joe Cole.
Sipas raportimeve, Chelsea ka bërë një ofertë fillestare prej tetë milionë funtesh për mesfushorin Granit Xhaka, por ajo është refuzuar nga Sunderland. Megjithatë, 33-vjeçari thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Blutë e Londrës.
Interesimi për Xhakën vjen kryesisht me kërkesë të trajnerit të ri të Chelseat, Xabi Alonso, i cili më parë fitoi titullin e Bundesligës pa asnjë humbje së bashku me mesfushorin shqiptar te Bayer Leverkusen.
Joe Cole e ka mirëpritur këtë lëvizje të mundshme, duke e cilësuar si një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e transferimeve të klubit londinez.

“Ndjekja e Xhakës është një shenjë e mirë për tifozët e Chelseat, sepse tregon se kufizimet për të nënshkruar vetëm lojtarë të rinj dhe për t’i zhvilluar ata tashmë janë hequr. Duket se klubi po bën hapa pozitivë dhe ai më duket si karakteri i duhur për dhomën e zhveshjes”.
Edhe pse ish-reprezentuesi anglez pranoi se Xhaka me shumë gjasa nuk do të ishte titullar para Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez, ai theksoi se eksperienca dhe lidershipi i tij do të ishin një vlerë e madhe për skuadrën./Telegrafi/












































