LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Për herë të parë që nga sezoni 2019/2020, nuk do të ketë asnjë ekip anglez në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi Manchester City dhe klubi londinez Arsenali, u eliminuan nga kjo garë mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë Anglinë pa asnjë ekip përfaqësues në këtë garë.


City u mposhtën në penallti nga 14 herë fituesi Real Madridi në një çerekfinale e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4-4 pas vazhdimeve.

Arsenali në anën tjetër, u mposht me rezultat 1-0 në udhëtim nga Bayern Munichu, për të humbur me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Zyrtare: Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, por nuk do të marr aq para se pretendonte
Lexo po ashtu Zyrtare: Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, por nuk do të marr aq para se pretendonte

Në janar të këtij viti, Cristiano Ronaldo kishte përzgjedhur tri ekipet që ai mendon se me shumë mundësi do të kapin finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor, por njëra nga këto klube tani është eliminuar nga gara.

Ai tha se Manchester City ka një ‘mundësi të mirë’ për të fituar titullin për herë të dytë radhazi, teksa ndërkohë kishte përmendur edhe Real Madridin me Bayern Munichun si dy favoritët tjerë.

“Unë mendoj se Manchester City ka një mundësi të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri këtë sezon. Shpresoj se nuk do ta fitojnë, por mendoj se kanë një mundësi”, kishte thënë Ronaldo.

Legjenda portugeze e fitoi Ligën e Kampionëve katër herë gjatë kohës së tij tek Real Madridi, pasi më herët e kishte fituar edhe me Manchester United./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori