Bayern Munich është gati të presë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për Phillipe Coutinhon.

Bavarezët besojnë se braziliani është alternativa më e mirë që mund të sjellin këtë verë dhe nuk duan të heqin dorë.

BBC njoftoi mbrëmë se PSG kishte refuzuar ofertat nga Barcelona dhe Real Madrid për Neymarin, dhe RMC sot raporton se francezët nuk po heqin dorë nga shuma e kërkuar – 250 milion eurove.

Kjo është arsyeja se pse Barcelona beson se transferimi i brazilianit është i pamundur dhe kjo u shkon për shtati bavarezëve pasi tani mund të hyjnë në negociata për reprezentuesin brazilian.

Rekordmesiter duan të sjellin Phillipe Coutinho si një alternative për Leroy Sanen e Manchester Cityt, i cili pësoi një dëmtim të rëndë javë më parë. Tifozët janë të pakënaqur me punën e bërë deri më tani dhe kampionit gjerman ka nevojë për një lojtar të klasit në këtë periudhë kalimtare.

Ndryshe, marrëveshja më e mundshme mund të arrihet në formë huazimi me detyrim blerje në fund të kampionatit. /Telegrafi/