LAJMI I FUNDIT:

Courtois do të mungojë për shumë muaj – tetë emra të njohur që mund të jenë zëvendësues të tij

Courtois do të mungojë për shumë muaj – tetë emra të njohur që mund të jenë zëvendësues të tij

Real Madridi kishte një skuadër të kompletuar dhe ishte vetëm në pritje të Kylian Mbappe që ende nuk kishte ardhur, por tashmë është pothuajse i detyruar të kthehet në afatin kalimtar pasi portieri Thibaut Courtois ka pësuar një dëmtim të rëndës.

Belgu ka lëndua ligamentet e kryqëzuar të përparmë në mëngjesin e sotëm dhe duhet të futet në operim.


Ai do të humbas më shumë se gjashtë muaj dhe për këtë Florentino Perez duhet të futet në afatin kalimtar për të gjetur një portier të ri.

Real Madridi merr një lajm të tmerrshëm, Courtois pëson lëndim të rëndë
Lexo po ashtu Real Madridi merr një lajm të tmerrshëm, Courtois pëson lëndim të rëndë

Këta janë disa nga kandidatët që mund ta plotësojnë vendin e Courtois.

David De Gea

32 vjet

Deri më tani portieri i Manchester United është i lirë pasi u largua nga Old Trafford këtë verë. Ai ishte pranë Real Madridi para shumë vitesh si zëvendësim i Iker Casillas, por ai mbeti në harresë me episodin e famshëm të faksit. A do të mbyllet marrëveshja këtë herë?

David Soria

30 vjet

Portieri startues i Getafes tashmë dukej në fillim të verës si një përforcim për portën, por ‘mos largimi’ i Luninit e ndaloi ardhjen e tij. Tani mund të jetë një opsion i mirë i përkohshëm për të cilin Real Madrid do të binte dakord në këmbim të rreth 10 milionë eurove.

Kepa Arrizabalaga

28 vjet

Një tjetër prej portierëve që tingëllonte me zë të lartë në atë kohë për të luajtur për Real Madridin, por që përfundoi duke u larguar në Chelsea nga ku tani dukej se do të largohej për në Bayern Munich. Por situata e krijuar mund ta vendosë atë nën ‘llupën’ e Real Madridit.

Hugo Lloris

36 vjet

Portieri francez është veteran i portës dhe ka eksperiencë të madhe në nivelin e lartë. Ai ka qenë kapiten i kampionit të botës, Francës në Rusi dhe i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij në Londër, kështu që nuk do të kushtonte tepër.

Keylor Navas

36 vjet

Portieri veteran nga Kosta Rika mund të kthehet në Real Madrid pas epokës së tij të artë në të cilën fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve. Ai e njeh shtëpinë dhe, si opsion i përkohshëm, mund të përshtatet lehtë me skuadrën.

Dominik Livakovic

28 vjet

Ai është një nga portierët që qenë i përmendur për tu transferuar në La Liga. Portieri kroat, lider në skuadrën e tij, do të ishte një opsion me garanci rreth dhe kushton rreth 10 milionë euro pasi i ka mbetur edhe një vit në kontratë.

Bono

32 vjet

Portieri i Sevillas kërkohet edhe nga gjysma e Evropës dhe tani me dëmtimin e Courtois, Madridi mund të interesohet për të. Kupa e tij e fundit e Botës me Marokun i jep atij argumente për të qenë një nënshkrim i mirë. Çmimi i tij do të ishte rreth 12 milionë euro.

Giorgi Mamardashvili

22 vjet

Opsioni më i ri në listë, por i provuar pas një sezoni shumë të mirë në Valencia. Gjeorgjiani do të kishte një çmim fillestar prej rreth 25 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori