LAJMI I FUNDIT:

Courtois mirëpret Hazardin: Mirë se vini në klubin më të mirë në botë

Courtois mirëpret Hazardin: Mirë se vini në klubin më të mirë në botë
Courtois dhe Hazard (Foto: Thibaut Courtois/Twitter)

Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois i ka uruar mirëseardhje ish-bashkëlojtarit dhe bashkëkombësit të tij, Eden Hazard.

Hazard ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Chelsea te Real Madridi për 100 milionë euro gjatë të premtes.


Ky transferim i Hazardit është mirëpritur në Real Madrid nga Courtois, i cili ka kaluar kohë së bashku me të tek Chelsea si dhe shokë skuadre te Belgjika.

Hazard letër të hapur dhe emocionuese Chelseat dhe tifozëve: Erdha si 21-vjeçar, por largohem si burrë për të ndjekur ëndrrën Real Madrid
Lexo po ashtu Hazard letër të hapur dhe emocionuese Chelseat dhe tifozëve: Erdha si 21-vjeçar, por largohem si burrë për të ndjekur ëndrrën Real Madrid

Pas një viti larg njëri-tjetrit, pasi Courtois u transferua në Bernabeu verën e kaluar, të dy janë tani janë ribashkuar dhe portieri i ka uruar mirëseardhje.

Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit - fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit
Lexo po ashtu Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit - fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit

“Mirë se erdhët në klubin më të mirë në botë”, ka shkruar portieri belg në postimin e tij në Twitter.

Dyshja është aktualisht në detyrë ndërkombëtare së bashku përpara ndeshjeve të Belgjikës kundër Kazakistanit dhe Skocisë. /Telegrafi/